Mik i dashur,
Të kuptoj shumë mirë.
Të rrisësh një biznes është e vështirë.
Shumë e vështirë.
Po jetojmë kohë të çuditshme.
Social Media ka krijuar shpërqendrim masiv.
Biohakerat po krijojnë kafshë fluoreshente dhe bilionerët po dalin nga planeti thjesht për një shëtitje.
Bota po lëviz më shpejt së kurrë.
Por mendo pak për klientin të cilit TI po përpiqesh t’i komunikosh.
Ka Facebook, Instagram, zhurmë nga mediat, mesazhe në Whatsapp merr “notification” nga çdo drejtim.
Në kompjuter mban hapur 2 browser me nga 27 tabe secili.
Ndërkohë ka fake news gjithandej.
Klienti yt është i bombarduar me komunikime.
Ai merr mbi 3000 mesazhe promocionale çdo ditë.
Mendo, që ti nuk je në garë vetëm me konkurentin tënd...
Por edhe me Përputhen, Alfred Cakon, Elon Musk, Çunat e Brrylit apo me Dan Bilzerian që ushqen tigra i rrethuar nga 12 goca me bikini.
Lufta e vështirë për të arritur konsumatorin ka mbaruar.
Tani ka një luftë të re.
Lufta për vëmëndjen e tij.
Vëmëndja është paraja e së tashmes.
Të rrisësh biznesin tënd duhet të dish të marrësh
dhe të mbash vëmëndjen.
Reklamat e tua duhet të kenë DRAME,
të jenë KONTROVERSALE,
TE CUDITSHME, KREATIVE.
Por le të fokusohemi tek ty tani.
Ti po lexon këtë faqe sepse në një mënyrë apo një tjetër,
do që biznesi yt të shkojë më lart apo të fitojë më shumë
Nqs po kërkon :
Të ndërtosh një brand nga zero me një logo të paharrueshme
Të krijosh një TV Spot dhe të optimizosh shpenzimet në media
Të lançosh një fushatë 360 gradë që realisht gjeneron shitje
Të analizosh Social Mediat dhe të forcosh prezencën online
Ke përfunduar në vëndin e duhur.
Sot ti mund të rezervosh një këshillim strategjik të personalizuar, Falas
Anashkalo hamendesimet, testet dhe eksperimentet e pafundme duke u përpjekur të zgjidhësh çdo gjë vetë.
Ne mund të të ndihmojmë në këtë proces.
Në 10 vitet e fundit kemi bërë qindra fushata dhe kemi shpenzuar mbi 10 mln € në TV, Radio, Produksion, Evente, Dixhital e Social Media dhe në këtë proces kemi kuptuar çfarë funksionon e çfarë nuk duhet përsëritur më.
Nqs tani po mendon të shpenzosh 15K€ apo më shumë për të reklamuar biznesin tënd,
mos e bëj pa marrë këtë këshillim strategjik pa pagesë.
Ja një përshkrim i shkurtër për çfarë do të flasim gjatë takimit tonë:
Audit 707. Në çfare faze është produkti yt dhe si të komunikosh për të rritur fuqinë e mesazhit
Si të mundesh konkurencën edhe me një buxhet më të vogël
Si të shmangësh komunikimin me audiencën e gabuar
Si të marrësh maksimumin nga shtëpitë e produksionit
Genjeshtrën më të madhe që thonë të gjthë agjensitë e marketingut
Formulën Universale që transformon njerëz totalisht të huaj në klientët e tu më besnik
Të intereson të na vesh në provë?
REZERVO NJE SESION
STRATEGJIE
PS: Fakti që po lexon edhe këtë rresht do të thotë që e kemi vëmëndjen tënde. Bashkërisht mund të marrim dhe vëmëndjen e klientëve të konkurentit tënd.